Në emisionin “Opinion” në Tv Klan u diskutua mbrëmjen e sotme për grabitjen e parave në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”. Gazetari Arsen Rusta ka shpjeguar skemën e grabitjes së miliona Eurove, që ka zgjatur 90 sekonda.

Sikurse është vënë re dhe në pamjet e kamerave të sigurisë, duket qartë që në furgonin e bardhë me mbishkrimin “kontrolli tatimor”, grabitësit mbanin derën hapur. Sipas gazetarit, kjo ka ndodhur për arsye që të kursehej kohë.

Ndërsa, ish-kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi ngre dyshime përse në furgonin e policisë nuk ka shenja të plumbave që u qëllua nga grabitësit.

Gazetari Arsen Rusta: Shkëmbimi i izjarrit është bërë në këtë vend ku ka ndaluar furgoni Volksëagen. Që të gjithë kanë zbritur jo për të bërë përplasjen me policinë. Kanë zbritur për të ndërruar furgon. Admir Murataj ka shkëmbyer zjarrin me policinë dhe ka qenë tentativë për të ndërruar furgon. Me furgonin e vetë ka një distancë as 1 metër. Ky furgon do digjej. Ishte furgoni Mercedes-Benz Vito me të cilin janë larguar. Ai nuk ka mundur të largohej.

Shemsi Prençi: Po furgoni i policisë kishte plumba?

Arsen Rusta: Jo.

Shemsi Prençi: Nëse ka pasur shkëmbim zjarri, kemi gjurmë plumbi në makinë e policisë?

Arsen Rusta: Jo nuk ka, po kjo s’do të thotë që e vrau grupi atë!

Shemsi Prençi: Këtë e ka deklaruar policia që nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Murati.

Arsen Rusta: Kush grup kriminal mund të vrasë për të lënë prova mbrapa?

Shemsi Prençi: Ai është më i gatshëm për të qëlluar se policia.

Blendi Fevziu: Pse ecin me derë hapur?

Arsen Rusta: Ecin me derë të hapur sepse gjithë kohës dera e furgonit nga momenti i hyrjes në dalje ka mbetur hapur sepse çdo hapje mbyllje është 1 sekondë. 90 sekonda ka zgjatur gjithçka. Lidhet me ndërrimin e turneve, me largimin e autoblindave nga të cilat 3 kanë qenë me para. Admir Murataj është aq kryesor sa çdo veprim e ka ndjekur në vend të parë. Infomacioni që i është dhënë RENEA-s, është parë që kanë ikur në drejtim të Dajtit duke transportuar paratë.

Shemsi Prençi: Policia në këto momente po verifikon ku është përgatitur mbishkrimi i furgonit.

/tvklan.al