Në emisionin “Stop” ka mbërritur një denoncim, ku thuhet se në rrugën e Ndroqit, në pikën ku ndahet Tirana me Durrësin, shtrati i lumit Erzen po gërryhet nga ekskavatorët.

Gazetari i “Stop” arrin të filmojë këtë masakër, por ekskavatoristi largohet sapo e kupton këtë.

Sipas një informacioni të mbërritur në emisionin “Stop” thuhej se pikërisht në shtratin e lumit Erzen po gërryhen inerte me makineri të tonazhit të rëndë dhe po shkatërrohet shtrati i këtij lumi, pikërisht ku ndahet kufiri i Kryeqytetit me qytetin e Durrësit.

Pasi eci për rreth 150 metër nga rruga kryesore,pasi kishte kaluar komunën e Ndroqit, gazetari u përball me pikën e grumbullimit të inerteve.

Në bazë të informacioneve të mbërritura në redaksinë e emisionit Stop na thuhet se këto inerte merren nga shtrati i lumit Erzen. Ne kemi ndjekur gjurmët e gomave të kamionëve të tonazhit të rëndë, ku dyshohet që disa ekskavatorë gërryejnë shtratin e lumit Erzen dhe i përpunojnë këto inerte pikërisht tek një kantier në krye të rrugës

.”

Gazetari përballet edhe me një kamion të mbushur me inerte, por shoferi i thotë se po transporton “materiale”, duke shmangur fjalën “inerte”.

Gazetari: Si je? Çfarë ngarkoni, inerte?

Shoferi: Materiale

Në pamjet e filmuara nga Tv Klan duket qartë edhe një prej kamionëve që ka marrë inerte nga shtrati i lumit Erzen dhe i çon drejt pikës që i përpunon pak më tutje.

Pasi ndoqi gjurmët e kamionëve të cilët e çuan në anën e lumit Erzen, ku duket qartë një ekskavator i tonazhit të rëndë që ishte duke gërmuar inertet, gazetari u përpoq të intervistonte ekskavatoristin, por me të parë gazetarin ai la ekskavatorin dhe u fsheh.

“Me sa duket drejtuesi i këtij ekskavatori sapo e la atë të vetmuar dhe u fsheh.”

“Stop” iu drejtua Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit për të denoncuar rastin. Pas denoncimit, inspektorati ngriti një grup pune dhe bashkë me “Stop” iu drejtuan për në vendin e konstatimit të gërryerjes së lumit Erzen.

Jemi këtu me inspektorët e Inspektoratit të Mjedisit, ashtu siç duket edhe nga pamjet, ekskavatori i tonazhit të rëndë dhe të gjitha makineritë që dëmtonin lumin Erzen janë zhdukur, janë fshehur

”, tha gazetari.

E vetmja zgjidhje për të mbrojtur shtratin e lumit Erzen është që Inspektorati Kombëtar të vendosë çdo ditë inspektorë, të cilët do të monitorojnë zonën për të shmangur shkatërrimin e shtratit të lumit Erzen./tvklan.al