Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus vijon të ndjekë ngjarjen e 21 Marsit 2021 në Itali, ku 22-vjeçarja shqiptare Sonila Cani u gjet e vdekur brenda banesës së saj në Torino.

Ajo u gjet e vetëvarur në tualet nga bashkëshorti Kreshnik Cani. Ngjarja ka bërë bujë pasi ka dyshime të forta që 22-vjeçarja mund të jetë vrarë.

Kësaj radhë, gazetari Spartak Koka ka udhëtuar drejt Torinos dhe ka shkuar pikërisht në banesën e Sonila Canit. Aty ka parë nga afër vendin ku u gjet e vdekur 22-vjeçarja si dhe ka intervistuar bashkëshortin e shqiptares.

Vetë Kreshniku ka thënë se nuk beson që gruaja e tij Sonila Cani të jetë vetëvrarë, pasi në banesë ka konstatuar disa shenja për të cilat thotë se nuk kanë qenë përpara se të gjente gruan të vdekur. /tvklan.al