Tre partitë kryesore politike në vend, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u ulën sot në tryezën e bisedimeve për Reformën Zgjedhore.

PS përfaqësohej nga Damian Gjiknuri, PD nga Oerd Bylykbashi dhe LSI nga Petrit Vasili.

Në tryezën e bisedimeve ishte edhe Rudina Hajdari, si përfaqësuese e grupit parlamentar demokrat. Mes palëve u arrit një dakordësim paraprak.

Por kush ishte personi që bashkoi palët dhe i uli në tryezën e bisedimeve.

Gazetari Robert Rakipllari ka treguar në emisionin “Opinion” në Tv Klan se ky person është ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë.

“Bazamenti i gjithë kësaj histoire është rezoluta e Bundestagut gjerman. Është negociuar mes të djathtës e të majtës së Bundestagut gjerman.

Unë di që në një tryezë që është bërë për Reformën Zgjedhore në Sheraton me përfaqësuesit e komisionit të reformës ku ka shkuar edhe përfaqësuesi i opozitës së bashkuar z.Ivi Kaso, ka pasur një ndërmjetësim të fortë amerikan. Z.Palmer ka pasur bisedë telefonike me z.Basha që opozita të jetë e përfaqësuar në atë tryezë dhe procesi ka vijuar më tej me ndërmjetësim ndërkombëtar.

Së fundmi, negociatori kryesor që ka ulur palët në tryezë është ambasadori britanik në Tiranë”, u shpreh Rakipllari. /tvklan.al