Të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, kanë qenë të ftuar blogeri i njohur dhe ish-Misteri Erald Farruku dhe e fejuara e tij Xhenisa. Më datën 21 Nëntor, rreth 3 javë më parë ai i ka bërë një propozim përrallor për martesë dhe këtë gjë e kanë dokumentuar me një xhirim shumë të bukur. Eraldi dhe Xhenisa kanë treguar si janë njohur para 3 vitesh dhe sakrificat që ai ka bërë për të tërhequr vëmendjen e Xhenisës.

Erald Farruku: Historia jonë ka filluar në 27 Korrik të vitit 2017. Pasi u shpalla Mister Durrësi një vit më herët, isha përzgjedhur të isha tek juria, por pas një konflikti me producenten vendosa të tërhiqesha nga juria dhe doja thjesht ta respektoja spektaklin nga publiku. Kisha dërguar një fotograf, një mikun tim dhe i thashë i ke parë konkurrentet sepse do më sillej fleta për të votuar. Ai më pati thënë që është një vajzë e cila është shumë e veçantë nga të tjerat dhe do të të bjerë lehtësisht në sy. Unë kam qenë më një partnere tjetër në krahë para se të njihja Xhenisën.

Xhenisa ishte konkurrentja e 14-të dhe prit prit, nuk po më linte asnjë nga vajzat ndonjë impresion që të thoja kjo është ajo vajza. Kur u fut Xhenisa, ajo është totalisht shumë naive, por që nuk i ka pëlqyer ndonjëherë bota e spektaklit dhe pikërisht në atë vend është gjendur sepse e ka zgjedhur producentja siç i përzgjedh nëpër gjimnazet dhe kishte ardhur me një dëshirë jo të plotë. Ndryshe nga Miss-et e tjera që hyjnë me kokën lart dhe me vetëbesim për të treguar sharmin e tyre, Xhenisa ishte me kokën e ulur. Unë aty u godita të jem i sinqertë, arriti të më përcjellë atë energjinë që ajo kishte, dashurinë dhe pastërtinë e saj si femër.

Në pjesën e botës në të cilën në jetojmë shohim shumë vajza të bukura,me tipare perfekte etj, por isha ftohur deri dikë për të krijuar një ndjenjë. E mendoja shpesh si mund të ndodhi që unë të dashuroj një femër dhe kjo ishte falë Xhenisës sepse realisht më ngjalli një dëshirë për ta njohur dhe ta pasur si partnere. Atë natë pas eventit tentova ta ngacmoja pak.

Rudina Magjistari: Xhenisa po ti e mban mend atë natë?

Xhenisa: Unë Eraldin nuk e njihja personalisht. Kisha dëgjuar për të nga konkurrentet e tjera sepse ishte ish-fituesi. Me thënë të drejtën nuk isha e interesuar, por gjithçka lindi ditë pas dite. Atë nate më dërgoi një follow dhe unë nuk ia kam pranuar për muaj me radhë.

Erald Farruku: Jo vetëm që nuk ma ktheu, por as nuk ngurroi ta pranonte.

Xhenisa: Isha me mendimin që ai është i famshëm tani dhe i rrethuar nga femrat dhe nuk kishte pse të ngjallte interes ndaj meje.

Erald Farruku: Pasi nuk ma ktheu fillowajo egoja mashkullore dhe ia hoqa ftesën. Kjo zgjati për muaj me radhë, në Dhjetor dal nga Universiteti dhe ndizen dritat në Tiranë dhe më shkon menjëherë në mendje Xhenisa, thashë çfarë mund të jetë duke bërë ajo vajza e bukur. I dërgova prap ftesë, ma pranoi dhe nga Janari në Maj ne kemi biseduar dhe nuk ma ka lënë mundësinë e një takimi të vetëm.

Rudina Magjistari: Po pse Xhenisa?

Xhenisa: Unë isha shumë e fokusuar tek studimet, por me Eraldin shkoi ndryshe. Kam menduar se duhet ta njihja akoma më shumë që të thoja ky është princi im i kaltër. Nga bisedat arrita ta njihja, është i sinqertë. Përkujdesja ndaj familjes dhe përkushtimi ndaj shokëve më bëri të kuptoj që ai ia vlente dhe ishte ndryshe nga meshkujt e tjerë dhe i dhashë një mundësi. /tvklan.al