Gazetari Artan Hoxha gjen ngjashmëri mes vrasjes së Behar Sofisë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Tiranë, me atë të bankierit Artan Santos në vitin 2014.

“Për mua kjo është e ngjashme, edhe për orarin kur është zgjedhur, me ekzekutimin e Artan Santos. Nuk ka ngjarje tjetër të ndodhur kaq…”

Nga studio e “Opinion”, Hoxha tha se ekzekutimi i 66-vjeçarit është një mesazh i drejtpërdrejtë për të gjithë ata që qëndrojnë pas tij.

“Kjo është vrasje me mesazh. Vrasja me mesazh është që qëllimi jot nuk është vetëm eliminimi i viktimës, por është futja e tmerrit atyre që janë pas viktimës. Ti vret të parin, por u ke futur tmerrin 10 të tjerëve pas”.

Vrasja e 66-vjeçarit ndodhi në trotuarin përballë Piramidës, ndërsa vetë viktima jetonte pikërisht në këtë zonë, e konsideruar si ndër më të sigurtat në kryeqytet. Për Hoxhën edhe vendi i zgjedhur nga autorët përforcon idenë se ajo është kryer me një mesazh të qartë nga pas.

“Nuk ka zonë më të mbrojtur se kjo, dhe më të sigurt. Mesazhi që për mua është zgjedhur të jepet aty, është pikërisht ky; që nuk keni siguri kudo që të futeni.”/tvklan.al