
Miliona Euro dëme nga përmbytjet
Komunat kërkojnë fond emergjent nga qeveria
Dhjetëra miliona Euro besohet se janë dëmet e shkaktuara nga vërshimet në disa komuna të Kosovës. Megjithatë komisionet ende janë duke vazhduar punën në terren për vlerësimin e dëmeve.
Disa komuna kanë ftuar qytetarët e kësaj komune që t’i lajmërojnë dëmet e shkaktuara nga vërshimet. Në disa komuna janë dërguar cisterna me ujë të pijshëm, por edhe batanije. Në Skënderaj ka nisur edhe ofrimi i tri vakteve për 500 persona.
Në Mitrovicë të Jugut, rreth 100 persona janë zhvendosur nga shtëpitë dhe janë akomoduar në vende të ndryshme. Asociacioni i Komunave ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mundësojë një fond emergjent komunave.
“Kërkojmë nga niveli qendror që komunave t’u mundësojë rishikimin e buxheteve”.
Sipas tij, gjatë hartimit të buxhetit nuk është e paraparë që ka mundësi të ketë këso fenomene natyrore. Më të prekurat nga këto vërshime, ishin komuna e Skenderajt dhe Mitrovica, por dëme të konsiderueshme janë raportuar edhe në Istog e Klinë.
Tv Klan