Gazetarja Alma Çupi ishte e ftuar në programin “Historia ime”, në Tv Klan. Ajo u ndal tek turizmi, duke u shprehur se ai ka marrë një goditje si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia. Por një goditje tjetër do jetë për hotelet e mëdha dhe resortet luksoze sepse nuk do të kenë fluksin që kanë patur.

Por sipas saj, nga ana tjetër në Shqipëri do marrë vlerë turizimi i vendeve te fshehta, i vendeve te vogla, larg zhurmave dhe rrëmujës.

Çupi më tej shton se do të krijohet edhe një tjetër lloj dimensioni i të bërit turizëm tek brezi i ri.

Alma Çupi: Turizimi ka marrë një goditje, do ta ketë edhe një goditje tjetër. Sigurisht flas për ata njerëz që kanë ngritur hoteleri të mëdha, resorte me spa. Nuk do kenë atë fluks që kanë patur sepse kanë punuar kryesisht me agjensi, kanë ardhur shumë të huaj me grupe të mëdha. Por nga ana tjetër, në Shqipëri do marrë vlerë turizimi i vendeve te fshehta, i vendeve te vogla, larg zhurmave, larg rrëmujës. Dhe ndoshta është momenti që njerëzit, shqiptarët që kanë preferuar të ikin jashtë Shqipërisë, nëpër resorte gjigande, si në Truqi, Greqi apo Spanjë, të shikojnë një lloj turizmi tjetër që Shqipëria ofron dhe që mendoj që i ka kapacitetet, relativisht. Ka vende që mungojnë kapacitetet, por në përgjithësi janë kapacitetet. Një turizëm aventuresk do të thoja, ku familjarët do të gjejnë një vend të mënjanuar, një bujtinë pa shumë njerëz, një ushqim lokal pa shumë luks, me kosto shumë herë më të ulët, se sa do të shpenzonin paratë në Turqi, Itali apo Spanjë. Dhe kjo do krijojë dhe një tjetër lloj dimensioni të të bërit turizëm tek brezi i ri sepse nuk është turizmi, ne jemi mësuar që Shqipërinë ta shohim, jugun sidomos tek diskot, zhurma, rrëmuja, tek çadrat luksoze, që një çadër mund të shkonte dhe 3 mijë lekë të reja. Është shumë mirë vendimi që nuk do këtë më çadra ngjitur në plazhe. Shqipëria ka fatin e madh, vërtet është e vogël si sipërfaqe, por në lartësi po të hekurosësh Shqipërinë është sipërfaqe aq e madhe, sa këta 3 milionë banorë që jemi ne, do na zërë dhe do ta shijojmë. E rëndësishme është të dimë se çfarë duam. Ky do jetë një turizëm krej ndryshe./tvklan.al