Në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan ka dalë në një lidhje direkte Dhurata e cila si çdo ditë raporton ngjarjet më të fundit që kanë ndodhur që qytetin e Durrësit. Por sot ajo ishte në një gjendje të keqe dhe tepër e mërzitur sepse kishte humbur shokun e saj të ngushtë, Avni Gjunin 35 vjeç, në një aksident që ka ndodhur në  rrugën “Kastriotët” në Tiranë, mëngjesin e djeshëm.

Sipas një njoftimi të policisë Avniu ishte pasagjer që ndodhej në automjetin me drejtues Egzon Murataj i cili u përplas me një makinë tjetër për shkak të shpejtësisë. Dy drejtuesit e automjeteve ndodhen në spital, por Avni Gjuni i cili sipas Dhuratës ishte babai i një djali të vogël 1 vjeç e gjysmë, ka humbur jetën.

Aldo: Çfarë ke ti?

Dhurata: Jam shumë e mërzitur Aldo.

Aldo: Çfarë ka ndodhur?

Dhurata: Më vjen keq por nuk kam lajme. Në Durrës ka ndodhur një tragjedi e madhe.

Aldo: Çfarë?

Dhurata: Një aksident i rëndë ndodhi dje në Tiranë. Ka humbur jetën Avniu, nuk e di jam shumë e prekur shpirtërisht.

Aldo: S’ke faj.

Dhurata: Dilja pija kafe kudo me të.

Aldo: Çfarë moshe ka?

Dhurata: 35 vjeç, ka lënë dhe një djalë të vogël 1 vjeç e gjysmë.

Aldo: Çfarë thua ti, sa i ri qenka, bobo. Aksident ku?

Dhurata: Në Tiranë, tek Kthesa e Kamzës, mëngjesin e djeshëm.

Aldo: Ti i ke njerëzit e tu ata?

Dhurata: Jo e kam pasur shok të ngushtë, njihemi familjarisht. Kam qenë tek shtëpia e tij mbrëmë dhe do shkoj prapë sot.

Aldo: Ikë, s’ke faj, sa gjynah!

Dhurata: As gjumë nuk kam fjetur edhe për pak që më ka prekur gjumi Aldo, jam ngritur duke thurur disa vargje për atë njeri, nuk e di as vetë se si u ngrita ashtu.

Aldo: Ik vazhdo, pa problem fare. /tvklan.al