Beteja mes CNN dhe Presidentit amerikan, Donald Trump, nuk ka të ndalur. Pas etiketimeve të shumta nga Trump se CNN është burim i lajmeve të rreme, gazetarja rrjetit televiziv amerikan, Kaitlan Collins, u përjashtua nga konferenca e Trump me Juncker-in, në kopshtin e trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë.

Collins shpjegoi se u ndalua të merrte pjesë pasi pak më herët kishte pyetur Presidentin për audio-regjistrimin e ish-avokatit Michael Cohen, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë sqaroi se gazetarja e CNN këmbënguli në pyetjet e saj dhe nuk pranoi të largohej.

Por përjashtimi i CNN nga konferenca ngjalli reagimin mediave kryesore amerikane. FOX News, në një deklaratë publike shprehu solidaritetin për gazetaren, ndërsa një sulm ndaj të gjithë gazetarëve e ka quajtur Kasie Hunt nga NBC.

Sulmet e presidentit Trump ndaj CNN e kanë fillesën që në ditët e para të Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur ai refuzoi një pyetje nga rrjeti televiziv, duke e quajtur Fake News.

Tv Klan