Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka ndarë çmimet vjetore për konkursin “Vangjush Gambeta” 2021 për gazetarët e ekonomisë.

Mes fituesve, gazetarja e Klan, Oljana Maloku është vlerësuar me çmimin “Vangjush Gambeta” për kronikën më të mire ekonomike televizive për 2021.

Gazatarja Oljana Maloku mori këtë vlerësim për trajtimin profesional në emisionin “Pro Bussines” me fokus ekonominë në median Klan.

Po ashtu me çmime përpos gazetarëve në Shqipëri janë vlerësuar edhe gazetarët e fushës së ekonomisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Klan News