Programi “Rudina” në TV Klan solli ditën e sotme një intervistë live në Skype me gazetaren e njohur, Ermira Çuasholli.

Si rrjedhojë e situatës së krijuar në vendin tonë, për shkak të koronavirusit dhe në kuadër të masave të marra, gazetarja sëbashku me familjen e saj është duke qëndruar në shtëpi.

Ermira Çuasholli: Ndihem keq që unë ndodhem në shtëpi dhe ti je aty zemra ime. Dhe ndjehem keq që gjithë kolegët e mi janë në rrugë, baras me mjekët, me heronjë tanë ballas rrezikut. Një mirënjohje pafund për ty dhe kolegët dhe gazetarët, operatorët kudo që janë duke informuar.

Rudina Magjistari: Jeni të 6 në shtëpi sot apo jo?

Ermira Çuasholli: Po këto janë mikeshat e tua dhe asnjëherë s’mund të mungojnë sa herë t’i më fton mua në program. Doja të thoja, që për jetën vlen çdo sakrificë, por të rrish në shtëpi nuk është sakrificë është një kënaqësi, të rrish me fëmijët është gjëja më e bukur në botë, të gatuash për ata, të lexosh me ta libra, të luash.

Rudina Magjistari: Si ia ke shpejguar Ermira fëmijëve, koronavirusin dhe situatën në të cilën jemi? Pse duhet të qëndrojmë në shtëpi? Si ua ke shpjeguar atyre?

Ermira Çuasholli: Fëmijët e mi kanë dëshirë të rrinë në shtëpi, madje edhe mësimet po i bëjnë me një kënaqësi të veçantë sepse ne na vijnë mësimet e dy vajzave në WhatsApp dhe ato i bëjnë detyrat dhe ua çojnë mësuesve. Kjo ju jep një kënaqësi të veçantë sepse me celular, me mjetin e tyre të dashur po bëjnë mësimet dhe po lidhen me shoqet, me shokët, mësuesit, por në këtë rast për mësimet dhe jo për biseda kot, për dallavere.

Rudina Magjistari: Cili është mesazhi yt?

Ermira Çuasholli: Të dëgjojnë dhe zbatojnë me rigorozitet të gjitha regulllat. Unë jam optimiste për mënyrën si po punohet sot në Shqipëri, mund të kem qenë kritike për shumë raste, për shumë herë të tjera, por sot duhet absolutisht dëgjuar, respektuar dhe besuar çdo gjë, çdo informacion që drejtuesit e situatës, drejtuesit e shtetit po ndërrmarin. Jam shumë dakord  me të gjitha rregullat sado të forta të jenë ato dhe premtoj se unë, familja ime dhe njerëzit e mi të dashur do respektojmë me rigorozitet çdo lloj mase që është për ne. /tvklan.al