Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid janë një ndër çiftet më të komentuara të shoëbizit botëror.

Për të komentuar të rejat më të fundit të showbizit, në studion e Rudina në Tv Klan ishin të ftuar gazetarët Fjodora Fjora dhe Andi Vrapi.

Gazetarja Fjodora Fjora është shprehur se në fillim lidhja e Dua Lipës me Anwar i dukej e çuditshme dhe nuk arrinte ta kuptonte se çfarë e kishte bërë këngëtaren shqiptare që të dashurohej me vëllain e motrave Hadid.

Nga ana tjetër theksoi se gjatë 2 viteve të lidhjes së tyre, Dua Lipa ka patur një “shpërthim” në karrierën e saj muzikore.

Mua personalisht më duket pak i çuditshëm. Domethënë, kur e kam parë në momentet e para që Dua Lipa ishte lidhur me Anwar , isha vërtetë e shokuar sepse nuk arrija të kuptoja se ku qëndronte e përbashkëta dhe çfarë e kishte bërë këtë vajzën tonë shqiptare të dashurohej aq shumë. Por mos harrojmë që Dua Lipa tani vetëm një vajzë shqiptare nuk është. Ajo është gjithashtu një super artiste, e cila ka në jetën e saj shumë joshje, shumë situata, dhe në rastin e Anwar, për mendimin tim ishte një nga gjërat më të veçanta që ajo ka bërë sepse ti vë re bashkë me këtë djalë, pak “çmendurinë” e saj. Domethënë, deri më tani ne ishim mësuar të shikonim një figurë dhe një portret të Dua Lipës së një vajzë e cila ishte në rritje, në karrierë. 2 vitet e fundit, që le të themi është dhe lidhja e tyre pak a shumë, ajo ka shpërthyer, po ka shpërthye në çdo gjë. Dhe po ta vësh re ka lulëzuar në performancë trupore, në mënyrën se si del në publik, në trasgresivitetin e vetë, është çliruar. Mesa duket i ka dhënë një lloj vetëbesimi”, është shprehur Fjodora Fjora. /tvklan.al