UNESCO e ka vlerësuar atë për ushtrimin e profesionit nën ndikimin e kërcënimeve nga lideri Rodrigo Duterte

UNESCO i ka dhënë çmimin vjetor të lirisë së shtypit gazetares filipine Maria Ressa, e cila kritikonte qeverinë e presidentit Duterte.

Ressa, një ish-reportere kryesore e Azisë për rrjetin amerikan CNN dhe drejtuese e rrjetit të brendshëm ABS-CBN News, tani menaxhon uebfaqen e lajmeve Rappler, raportimi i së cilës ka tërhequr zemërimin e liderit filipinas.

Ajo ka qenë e përfshirë në shumë nisma ndërkombëtare për të promovuar lirinë e shtypit dhe u arrestua disa herë për krime të pretenduara në lidhje me ushtrimin e profesionit të saj. Maria gjithashtu ka qenë subjekt i një fushate të qëndrueshme abuzimi, kërcënimesh dhe ngacmimesh gjinore në internet.

Lufta e pandërprerë e Maria Ressa për lirinë e shprehjes është një shembull për shumë gazetarë në të gjithë botën.

Gjithçka e ka zanfillën nga një artikull i bërë publik në vitin 2012 , ku Maria e publikoi në faqen e uebsajtit të saj Rappler. Aty flitej për një biznesmen i cili merrej me trafik ndërkombëtar droge dhe trafikimin e qënieve njerëzore në disa vende të botës. Më pas ky shkrim u përditësua edhe në vitin 2014 ku thuhej se biznesmeni bashkëpunonte me gjykatës e prokurorë, një lajm ky i cili u konfirmua më pas edhe në një raport që publikoi inteligjenca.

Vitin e kaluar Ressa u dënua për shpifje kibernetike nga një gjykatë në Manila, por pas shumë thirrje të organizatave ndërkombëtare ajo ka fituar lirinë me kusht.

Klan News