Intervista e Meghan Markle dhe Princit Harry dhënë për Oprah Winfrey dhe transmetuar në
‘CBC’(më shumë se 17 milionë njerëz e ndoqën intervistën për 2 orë transmetim të pandërprerë), është pritur me interes të madh. Në këtë intervistë, çifti ka ndarë me publikun anën tjetër të historisë së tyre për jetesën me Familjen Mbretëtore të Britanisë së Madhe, vendimin për t`u larguar, marrëdhëniet mes dy vëllezërve apo drama e Meghan me Kate Middleton si dhe jeta e re në Kaliforni e deri te zgjerimi i familjes së tyre. Meghan foli për marrëdhënien me mbretër të tjerë, për racizmin dhe problemet me shëndetin mendor. Në këtë intervistë pati kaq shumë lajme shokuese dhe për të diskutuar rreth këtyre deklaratave tek emisioni “Rudina” në Tv Klan kanë qenë të ftuar Fjodora Fjora,  Arbër Cepani,
Olesia Leco, gazetarja Enita Mema dhe Eraldo Rexho.

Gazetarja Enita Mema tregon se kjo nuk është historia e vetme në pallatin mbretëror në Mbretërinë e Bashkuar, pasi dhe stërgjyshi i Herryt u përjashtua për hir të dashurisë dhe vdiq në ekzil.

Enita Mema: Unë mendoj që është njëgoditje për mbretërinë. Institucionet mbretërore janë ato që akuzohen në të gjitha historitë. Kjo nuk është një histori e re për këtë pallat mbretëror. Stërgjyshi i Herrit ka ardhur në fron, por nuk i takonte atij, por vëllait të tij i cili abdikoi për hir të dashurisë dhe ai vdiq në ekzil. Ne kemi të njëjtën histori që përsëritet. Një femër e divorcuar nuk shihet mirë në pallatin mbretëror, një femër me ngjyrë nuk shihet mirë. Ajo që nuk më pëlqen në të gjithë këtë histori. Fjala që fëmijë im çfarë ngjyre ka kur të lindë, nuk është normale për një ish-perandori që ka pasur bashkim racash. Këtë e vërteton fakti që në të gjithë konstruktin mbretëror, Archi nuk ka asnjë titull mbretëror, nuk është as princ dhe asnjë gjë.

Gjatë intervistës, Arbër Çepani ka tregur se çifti ka marrë 7-8 milion dollarë për të drejtat e autorit nga kjo intervistë që është publikuar. /tvklan.al