Klan News është në një transmetim maratonë që prej nisjes së votimit mëngjesin e sotëm. Gazetarët e shpërndarë në të gjithë Shqipërinë na kanë raportuar për të gjitha zhvillimet.

Së fundmi, morëm informacione nga Shkodra, Lezha dhe Gjirokastra dhe pse nuk ka nisur numërimi në KZAZ-të në këto qarqe.

Por gjatë transmetimit live nuk mungojnë edhe të papriturat pasi teksa gazetarja Dorina Muhaj raportonte nga Gjirokastra ikën dritat në KZAZ-në ku ajo po qëndronte.

Për më tepër ju ftojmë të shikoni videon.

Sa i përket situatës në këto qarqe ajo paraqitet e tillë:

Shkodër – Nuk ka nisur votimi pasi nuk kanë mbërritur ende materialet zgjedhore nga zonat malore. Ka përfunduar procesi i votimit. Raportohet pjesëmarrje e ulët në zgjedhje në Shkodër krahasuar me 2021.

Lezhë – Nuk ka nisur ende procesi i numërimit. Materialet zgjedhore kanë ardhur të gjitha. Në zgjedhjet e kaluara, kutia e parë e qarkut të Lezhës ka nisur rreth orës 23:00-00:00.

Gjirokastër – Nuk ka nisur ende numërimi, por është dërguar e gjithë baza materiale. Rreth orës 23:00 pritet të nisë numërimi./tvklan.al