Gazetarja rrëfen historinë e gjyshes shqiptare që shkoi në Siri për nipin dhe mbesën

Gazetarja rrëfen historinë e gjyshes shqiptare që shkoi në Siri për nipin dhe mbesën

23:32 21/10/2019

Gazetarja Fatjona Mejdini ka rrëfyer historinë e familjes Dumani, që u përfshi në luftën e ISIS në Siri. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetarja tregoi se si babai shkoi të luftonte dhe mori me vete dy fëmijët.

Ai kërkonte edhe bashkëshorten e tij që të shkonte aty, por kjo e fundit refuzonte. Për të mos lënë vetëm dy fëmijët e mitur në një zonë lufte, në Siri shkoi edhe gjyshja e tyre.

Një vit më vonë, babai i tyre u vra në luftë. Sot e kësaj dite, dy fëmijët ndodhen në kamp në veri të Sirisë së bashku me gjyshen e tyre.

Po flasim për rastin Dumani, kur babai rrëmbeu dy fëmijët në vitin 2014. I rrëmbeu nga nëna dhe i çoi në Siri. Flasim për Eva Dumanin dhe Indrit Dumanin. Vajza ishte 8 vjeç në ato momente, djali 6 vjeç. Babai i rrëmbeu dhe shkoi atje. Dhe i kërkonte të ëmës që të vinte dhe t’ju bashkohej atyre. Sigurisht që e ëma nuk mund ta bënte këtë gjë. Dhe gjyshja u bë si të thuash edhe heroinë dhe shkoi atje me atë idenë që mos t’i linte fëmijët mes luftëtarëve të ISIS.

Dhe në këto momente i ati i fëmijëve vdiq një vit më vonë. U vra në luftë. Dhe gjyshja ka qëndruar me fëmijët duke sakrifikuar praktikisht jetën e vetë. Sot është në kamp me fëmijët në Al-Hol. Shkoi për mos t’i lënë fëmijët aty. Është shumë e moshuar dhe është në gjendje të vështirë edhe shëndetësore. Sepse mund ta imagjinojmë çfarë kushtesh janë ata dhe po qëndron aty vetëm për të mos i lënë fëmijët jetimë”, tha gazetarja Fatjon Mejdini. /tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi