Emisioni “Opinion” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme historinë makabre të vrasjes së Eglantina Bucit 8 vite më parë, nga vëllai dhe babai i saj.

E ftuar në studio, gazetarja Klodiana Lala ka shpjeguar me detaje se si ka ndodhur ngjarja e rëndë brenda familjes Buci.

Historia është zbardhur nga shoku i Shkëlzen Bucit, vëllait të Eglantinës, i cili ka qenë i pranishëm në vrasjen e ndodhur në Malin me Gropa 8 vite më parë. Ai tashmë është i penduar i drejtësisë, dhe deklarata e gazetares Lala, i referohet dëshmisë së të penduarit.

Eglantina largohet nga famija në vitin 2008 me një djalë të cilin e kishte dhe komshi. Pretendohet se ka marrë rreth 12 milionë Lekë të vjetra dhe është larguar. Marrëdhëniet mes tyre nuk shkuan siç duhet. Ata ishin shkëputur. Me të vetmin njeri që mbante kontakte Eglantina, ishte xhaxhai, sepse ai e konsideronte si vajzë të afërt. Shkëlzën Buci vendos të përdorë si karrem mikun e tij më të ngushtë. I thotë do të japë numrin. Vajza kishte shkuar të merrte pjesë në një videoklip të një këngëtari tallavaje dhe babai ishte rrahur me këngëtarin. I është dhënë numri i telefonit nga Shkëlzeni shokut të tij më të ngushtë. Dhe ai flet. Shkëlzën Buci blen një unazë dhe ja jep karremit. Ai shkon i propozon. Kur Eglantina me telefonatat e saj po bëhej shqetësuese për famljen time, unë vendosa të shkoja t’i thoja të vërtetën, thotë dëshmitari. Pihet një kafe mes të gjithëve bashkë. Eglantina besoi që më në fund gjeti rehati në familje. Personi i penduar i jep Shkëlzen Bucit njërin nga makinat që kishte në përdorim. Ne u nisëm të tre, unë, Shkëlzeni dhe Eglantina. Eglantina e pyeti Shkëlzenin ku po shkon. Kur ai mori në drejtim të Malit me Gropa, ajo filloi të qante dhe të dridhej. Në momentin që e nxorri me forcë nga makina ajo filloi të bërtiste. E qëlloi me armë në fytyrë dhe më pas e qëlloi herë të tjera”.  /tvklan.al