Votimi në njësinë nr. 5 në Tiranë nisi me 36 minuta vonesë, por tashmë procesi është normalizuar. Mes votuesve gjendet edhe gazetarja Klesiana Omeri, e cila do të ushtrojë të drejtën e saj duke treguar në transmetim drejtpërdrejt procesin dhe sa kohë zgjat.

Me kartën e identitetit në dorë, konfirmohet emri i saj në listën e votuesve. Më pas i vendoset shenja e gishtit dhe më pas kryen identifikimin  biometrik.

Fleta e votimit shprehet ajo, është “pak e madhe” sepse Tirana ka rreth 5000 kandidatë. Në hapësirën për të votuar, gazetarja hyn dhe përfundon votimin duke futur më pas fletën në kuti.

“Vetëm 3 minuta për të realizuar këtë proces. Secili mund ta ushtrojë dhe të shmangë edhe radhët e gjata”, shprehet gazetarja.

Informohuni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit çdo orë dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare./tvklan.al