Gazetari Artan Hoxha publikoi mbrëmjen e kësaj të enjteje një fotografi të Kryeministrit Edi Rama me Ardian Çapja, një prej personave të përmendur në listën e Operacionit Forca e Ligjit, një foto sipas tij e realizuar gjatë fushatës së 2017-s. Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala dha detaje rreth Ardian Çapjas.

Klodiana Lala: Ardian Çapja sipas Policisë së Shtetit konsiderohet si kreu i një grupi të strukturuar kriminal.

Blendi Fevziu: Personi këtu?

Klodiana Lala: Është i njohur që nga viti 93-94, i ka mbijetuar disa atentateve. Në atë hotel (ku është realizuar fotoja) është shënuar masakra më e madhe e ndodhur ndonjëherë në qytetin e Elbasanit, me 3 të vrarë dhe 7 të plagosur.

Artan Hoxha: Afër, jo në hotel, hoteli është qëlluar me antitank dhe është autor i ngjarjes.

Klodiana Lala: Është një person që sipas policisë, ka një profil tejet të rrezikshëm kriminal dhe fakti që unë e shikoj përkrah me kryeministrin e vendit më bën të dyshoj shumë që ky operacion do të japë rezultate. E di pse? Do të preferoja në fakt që sot Policia e Shtetit, drejtësia shqiptare të më kishte dhënë përgjigje për krime që ka kryer Ardian Çapja për sa kohë e akuzon si drejtues të një bande që ka urdhëruar vrasje me pagesë. Do të doja që të gjithë anëtarët e bandës së Ardian Çapjas të ishin brenda qelive, sepse Florenc Çapja, për të cilin kryeministri është referuar, në fakt kanë zbarkuar dhjetëra forca të RENEAs, u bë një super operacion, super i kushtueshëm për buxhetin e shtetit dhe sot është i lirë./tvklan.al