Gazetarja Fationa Mejdini e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka folur për grupin e trafikantëve të kokainës që u goditën në kuadër të operacionit “Los Blankos”. Mjedini u shpreh se në Ekuador janë më shumë se 1600 shqiptarë që jetojnë në Ekuador, sipas të dhënave zyrtare.

Janë 1600 shqiptarë në Ekuador. Sipas agjencisë së narkotike në Eukador një pjesë e madhe e shqiptarëve që jetojnë aty merren me trafikun e drogës. Ekudori nuk pordhon kokainë, por është një treg për shpërndarjen e drogës”, u shpreh ajo.

Më tej Mejdini tha se detajet për shqiptarët në Ekuador ia ka dhënë një kolege që punon në këtë vend. “Unë punoj për një organizatë ndërkombëtare dhe kemi bërë një raport për shqitarët nëpër botë. Ne kemi pasur konsulencë në Ekuador dhe një gazetare investigative aty që na ka dhënë detajet”, shtoi ajo.

Sipas saj shumë shqiptarë mbajnë pasaporta të huaja. “Po të shikoni dhe raportin e Europol, nuk thonë shqiptarë por shqipfolës pasi shumë janë me pasaporta të tjera. Shumë shqiptarë ikin në Eukuador jo me pasaportë shqiptare, por dhe me pasaporta të tjera”, u shpreh Mejdini./tvklan.al