Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza kanë debatuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan lidhur me pasurinë e z.Peza 1.1 miliard Lekë, për të cilën ka patur edhe një vendim gjyqësor.

Bardhi – Peza kanë qenë duke debatuar për protestën e opozitës të së shtunës, kur diskutimi papritur kapërceu nga deklaratat e Sekretarit të PD që akuzoi qeverinë për vjedhje, tek akuzat ndaj Lulzim Bashës nga ish-deputeti socialist për vjedhje të fondeve në Rrugën e Kombit. Në këtë pikë, Gazmend Bardhi i përmendi Alfred Pezës pasurinë 1 miliard Lekë.

Alfred Peza: Këtë s’ta lejoj. Mos kujto se ajo të bën politikan. Kërko falje sepse jam shpallur i pafajshëm me vendim gjyqësor.

Gazmend Bardhi: Jo nuk të kërkoj falje. Të gjithë politikanët e korruptuar kështu janë shpallur të pafajshëm.

Alfred Peza: Nuk e përballon dot debatin politik dhe shiko ku përfundon.

Gazmend Bardhi: Ti përfundon tek Rruga e Kombit…

Alfred Peza: Ndryshe nga Lulzim Basha unë nuk mora as raport mjekësor për të mos shkuar në gjykatë, por dorëzova mandatin e deputetit. Imagjinoni ministrin e Drejtësisë të këtij vendi, numri dy i Partisë Demokratike që kërkon të më bëjë mua fajtor që kam dalë i pafajshëm.

Gazmend Bardhi: Ti ke patur akuzë zyrtare nga Prokuroria. Tik-taku është për çdo zyrtar që ka grabitur.

Alfred Peza: Pasuria im është shtuar 0 Lekë nga momenti që kam hyrë në politikë.

Më pas, ish-deputeti socialist Alfred Peza tentoi të ç’tensiononte debatin e krijuar në studio mes tij dhe Gazmend Bardhit.

Alfred Peza

(me humor)

: Fevziu ka 10 milionë Euro pasuri.

Blendi Fevziu: Po ku i kam?

Alfred Peza: Po se di. Armand Shkullaku ka vilën 1 milionë Euro…

Armand Shkullaku: Jo jo, 1 milion e 200 mijë Euro…

Blendi Fevziu: Peza, fjala jote në vesh të Perëndisë. 

/tvklan.al