Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ka dhënë detaje rreth amendamentit që ka propozuar selia blu për Vettingun e politikanëve.

Bardhi u shpreh gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan se parashikohet që vettingu do të mbarojë për 3 vjet dhe subjekt i tij do të jenë jo më shumë se 250 persona.

Bëhet fjalë për deputetë, ministra, Kryeministri, guvernatori i Bankës, kryetari i KLSH, drejtuesi i SHISH, Avokati i Popullit, kryetarët e Bashkive dhe Presidenti.

“Janë jo më shumë se 250 subjekte sipas këtij amendamenti. Për 3 vjet parashikon ligji. 250 politikanë ku përfshihen deputetët, anëtarë të Këshillit të Ministrave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, drejtori i SHISH, Avokati i Popullit, Presidenti i Republikës dhe kryetarët e Bashkive”, tha Bardhi./tvklan.al