Nga Prokuroria e Tiranës ku ishte thirrur për të dhënë sqarime lidhur me kallëzimin që Partia Demokratike ka depozituar ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe punonjësve të Policisë së Shtetit për hedhjen e gazit lotsjellës në protestën e 16 Marsit, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi ftoi organin e akuzës të mos bëhet vegël e policisë por të mbrojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

“Sot ka 40 qytetarë që janë në burg, pa asnjë provë sepse kanë ushtruar të drejtën e tyre të protestës dhe nuk ka ansjë hetim apo dënim ndaj atyre që ka shkelur ligjin dhe dhunuar qytetarët”.

Bardhi tha se në mbështetje të padisë së bërë në 20 Mars kishte depozituar fakte e prova filmike që sipas tij provonin dhunën ndaj qytetarëve që po protestonin paqësisht. Bardhi është mes të procveduarve edhe për protestën e së shtunës pas së cilës u arrestuan 37 persona. Një ditë më parë, Lleshaj nuk përjashtoi paditjen e organizatorëve të protestës për cënim të rendit kushtetues.

Tv Klan