Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj u shpallën kampionë të Ballkanit. Një provë para botërorit që do të zhvillohet në Birmingam në fillim të muajit mars. Luiza Gega u rikthye në garën e 3 mijë metrave në salla të mbyllura duke dominuar garën që u zhvillua të shtunën në Stamboll. Atletja shqiptare kaloi finishin pas 9 minutave e 67 të qindtat.

Një kohë e mirë, por 8 sekonda e 14 të qindtat më shumë se rekordi i vendosur në Francë vitin e kaluar. Medaljen e artë e mori edhe Izmir Smajlaj në kërcim së gjati.

Prova më e mirë ishte e katërta, 7 metra e 80 centimetra. Rekordi i tij në salla të mbyllura është 8 metra e 8 centimetra i vendosur në Europianin e fundit ku fitoi medaljen e artë.

Tv Klan