Partizani e nisi fazën e tretë me një fitore të rëndësishme me Skënderbeun në Korçë, ekip që pretendon të rikonfirmohet kampion. Të dielën do të luajë ndaj Kamzës, skuadër që luan për mbijetesë. Trajneri i të kuqve Skënder Gega nuk bën dallime.

“Unë i shikoj si rivalë deri në fund, Teuta barazoi, por kampionati është i gjatë unë mendoj vetëm për Kamzën asgjë tjetër.

Te Partizani pati lëvizje gjatë merkatos së Janarit dhe trajneri Gega pret që të sapoardhurit të tregojnë që vlejnë.

“Të gjithë kanë miratim tim, të gjithë janë në provë, besoj që kemi bërë një punë të mirë. Shpresoj që në momentin kur të zbresin të fushë të tregojnë vlerat”.

Partizani që kryeson Superligën synon titullin kampion që mungon prej vitit 1993.

Tv Klan