Skënder Gega nuk sheh njeri në sy. Kjo do të thotë që nuk ka rëndësi për teknikun se cili do të jetë kundërshtari i radhës për sa kohë çdo ndeshje ka të njëjtën vlerë. Të kuqtë presin Skënderbeun.

“Unë them 3 pikëshi është shumë i rëndësishëm për ne. Për të vazhduar kështu dhe për të mbajtur këtë renditje. Për ta arritur këto duhet të shfaqim lojë. Nuk besoj se është diçka direkt me Skënderbeun, kampionati merret duke analizuar çdo ndeshje. Vetëm 3 pikë mund t’i marrim Skënderbeut asgjë më tepër. Për ne suksesi ka qenë që kemi vlerësuar çdo ndeshje.”

Është kthyer në çështje mediatike masa ndëshkimore e Partizanit ndaj Lorenc Trashit, por trajneri minimizon gjithçka duke vënë në dukje rëndësinë e futbollistit për ekipin.

“Unë kam preferuar të kem një lojtar të disiplinuar dhe korrekt. Në qoftë se lojtarit i mungon korrektësia zbehet bukuria e asaj që lojtari ka. Trashi nuk është i larguar, është pjesë e jona. Unë i dhashë besimin për t’u bërë kapiten. Në një moment harroi që është kapiten. Është zmadhuar pak kjo çështje, është bërë më tepër seç duhet. Trashi është një lojtar me vlera, s’mund t’ia mohojmë. Ka kontribute të jashtëzakonshme. Në momentin që gaboi, klubi dhe unë personalisht, mendoj që duhet të mbajmë qëndrim.”

Përballë Skënderbeut mund të mungojë edhe portieri Alban Hoxha që deri këtë të shtunë nuk është në 100% e tij.

Tv Klan