Nënkryetari i Partisë Demokratike Genc Pollo nuk u paraqit në Prokurorinë e Tiranës ku ishte i thirrur zyrtarisht për të dëshmuar mbi atë çfarë ai di rreth vrasjes së Liderit të Dhjetorit Azem Hajdari. Pollo nuk ka lajmëruar askënd për mungesën e tij por sipas prokurorit të çeshtjes, ai  mund të paraqitet për të dëshmuar dhe ditën  nesërme ku pritet të jetë i pranishëm për të dhënë dëshminë e tij dhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Të premten e kaluar, dy zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike Vili Minarolli dhe Ridvan Bode kishin refuzuar të jepnin dëshminë e tyre. Kryeprokurorja e Tiranës, Dolores Velaj tha sot se në rast refuzimi nga ana e krerëve demokratë për të dëshmuar, Organi i Akuzës nuk do të kërkojë që ata të sillen forcërisht pasi personat në fjalë janë njerëz publikë, intelektualë të cilët gëzojnë një imunitet. Pavarësisht kësaj, hetimet do të vazhdojnë  për të mbledhur prova, dëshmi dhe fakte në drejtime të ndryshme.

Pamje Genc Pollo konferencë shtypi, pamje prokurorie./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame