Pas tubimit të Partisë Demokratike në shesh sekretari Genc Pollo në një intervistë tregon hapin tjetër që do të ndërmarrë Partia Demokratike. Sipas tij do të jetë ligji që ata do të paraqesin dhe kryemisnitri e ka marrë përsipër që t’a paraqesë atë në Parlament. Ai ligj do të jetë një test që do të dallojë ata që janë përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit dhe për ata që kërkojnë vërtetë drejtësi.

Pollo u shpreh se ky tubim ishte në përkujtim të Azem Hajdarit pasi asjë shqiptar nuk mund t’a harrojë vrasjen e tij. Kjo ishte një provë për të parë reagimin e qeverisë apo dhe të deputetëve shqiptarë. Kjo tregon se çfarë qëndrimi kanë vendosur të mbajnë ata. Qeveria duhet dhe të përmbushë disa detyra që ende nuk i ka kryer dhe ne jemi në pritje, shtoi Pollo./tvklan.al