Rivendosje e plotë e marrëdhënieve të krisura të PD-së me Shtetet e Bashkuara. Kështu e kanë perkufizuar Pollo e Xhaferri vizitën e tyre në Amerikë. Qëllimi im ishte, u shpreh Pollo, të rregulloja marrëdhëniet e prishura në ’96 e në 97-ën. Pas takimeve me përfaqësues të lartë të shtetit amerikan, Pollo ka bërë publike edhe qëndrimet e reja të Partisë Demokratike sipas konceptit të tij.

Genc Pollo: “Besoj që Partia Demokratike shihet në zhvillimin e saj si një parti e cila vërtet ka fuqitë duke bashkuar gjithë forcat e djathta në këtë vend të eci drejt zgjidhjeve politike drejt zgjidhjeve të përgjithshme për të marrë pushtetin dhe për ta mbajtur atë gjatë pasi vetëm kështu mund të realizohet programi qeveritar i saj. Dhe ky ishte një mirëkuptim i madh si me përfaqësuesit republikanë ashtu dhe më përfaqësuesit demokrat në kongres ashtu dhe me zyrtarët e lartë në departamentin e shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë.”

Ndërkohë Pollo në prag të kandidimit për kryetar i PD-së përballë Berishës, ka nënvizuar se në të gjitha takimet është kërkuar evidentimi i politikanëve të rinj jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan. I pyetur për kandidimin e Majkos për kryetar i PS-së, Pollo tha se kthimi i Nanos i krijon vendit tensione. Ai ka mbështetur Majkon për akuza ndaj Nanos duke uruar që të njëjtën gjë të bëje edhe për Gjinushin./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego