Mazhoranca ka një alternativë të qartë dhe që përfaqësohet nga Partia Demokratike dhe qeveria, u shpreh zv/kryeministri Genc Pollo, në një takim elektoral në një nga lagjet më të vjetra në Berat.

Genc Pollo: “Nuk e kemi demokracinë aq të plotë saqë të kemi luksin që Partia Socialiste me Edi Ramën në krye të ofrojë një alternativë. Nuk e kemi luksin që Partia Socialiste dhe Edi Rama t’u ofrojë diçka të ndryshme, të mirë për Beratin dhe të mirë për Shqipërinë. E vetmja gjë ku ka shkëlqyer Edi Rama me të vetët është gënjeshtra, shpifja, mashtrimi dhe baltosja për gjithçka të mirë që bën qeveria.”

Është e rëndësishme që me 28 Qershor të votohet dhe mbështetet Shqipëria evropiane dhe që po ndryshon për mirë, përfundoi fjalimin Genc Pollo./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe