Partia Demokratike ka nisur sot bërjen publike të vërejtjeve për Kushtetutën. Nënkryetari i demokratëve Genc Pollo, e ka nisur oponencën me nenin 18 të tekstit Godo Imani. Sipas tij ky nen në variantin përfundimtar përbën një shkelje flagrante të parimit ligjor të barazive para ligjit dhe atij të mosdiskriminimit. Duke argumentuar më tej, Pollo tha se ky parim, cënohet me futjen e fjalës padrejtësisht në paragrafin 2, ndërkohë, që në paragrafin pasues mjafton një justifikim i thjeshtë i Nanos, Ruçit apo Majkos që njerëzit të pushohen nga puna për përkatësi partiake. Pollo shprehu rezervat e tij për dijeninë e ekspertëve ndërkombëtarë për nenin 18 duke shtuar se ka shumë mundësi që ky nen të bëje pjesë në ndryshimet e bëra 3 ditët e fundit në kuvend. Për nënkryetarin demokrat, për këtë nen kanë bërë vërejtje shumë  juristë të shquar , konstatimi i të cilëve është se ai bie në kundërshtim me Konventën Europiane. Nga ana tjetër Lidhja kundër Diktaturës ka zhvilluar një tjetër miting në të cilën qeveria aktuale u akuzua dhe një herë për mosgjetjen e vrasësve së Azem Hajdarit.

 Pamje Partia Demokratike Genc Pollo konferencë. Pamje mitingu në shesh./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti