Genc Prelvukaj tregon si u njoh me Eni Koçin (Video)

Genc Prelvukaj tregon si u njoh me Eni Koçin (Video)

22:22 16/02/2019

Këngëtarët Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë çifti më i ri i showbizit shqiptar. Ata janë përfolur shumë në media për lidhjen e tyre, por pavarësisht komenteve çifti ka preferuar të mos flasë shumë rreth saj. Sot Genc Prelvukaj ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan ku rrëfeu se si është njohur me Enin.

Ai tha se njihej në distancë me këngëtaren bukuroshe për shkak se i përkasin së njëjtës fushë, ndërkohë që shtoi se takimi i parë mes tyre ka qenë në një koncert në Amerikë.

Ermal Mamaqi: Si na i morën vajzat më të mira këta të Kosovës ne? Na vjen të qajmë. Si u njohe me Enin se na rri në zemër si pyetje?

Genc Prelvukaj: Jemi njohur si artistë në distancë dhe më pas jemi takuar në një koncert në Amerikë. Kemi patur disa koncerte të suksesshme atje. Pastaj ka vazhduar komunikimi. Ky ka qenë fillimi i njohjes.

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT