Videomesazhi i Enxhëllit, teksa kjo e fundit shprehej se është penduar dhe dëshiron të kthehet sërish në Love Story, ka shkaktuar mjaft polemika dhe reagime nga vajzat e tjera që janë në garë.

Madje, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Generda ka ironizuar se të gjitha mund të ikin një javë tek familja dhe më pas të fusin dy pika në sy dhe të qajnë se janë penduar.

Më tej ajo ka nënkuptuar se Enxhëll nuk e pëlqen vërtetë Saimirin, por gjërat që ndodhen “anash”.

“Largimi i Suelës është zgjedhja e Saimirit, aty nuk dua të ndërhyj fare. Për videomesazhin e Enxhëllit, më plasi e qeshura të them të drejtën sepse po largohemi të gjitha një javë, shkojmë takojmë familjen , kthehemi se shohim që jashtë s’ka gjë dhe fus nja dy pika në sy dhe filloj qaj dhe unë, them më mungoi shumë “Saimili”.

Kjo nuk është lojë tani, si gjithë vajzat kemi ardhur të respektojmë Saimirin dhe produksionin në rradhë të parë.

Për t’u çuar dhe të ikim dimë të gjitha sepse mua nuk është se më pëlqen çdo takim që bën Saimiri, është normale. Por e kemi marrë këtë si një impenjim dhe duhet ta çojmë deri në fund nëse na pëlqen vërtetë Saimiri.

Nëse nuk na pëlqen, dhe na pëlqejnë ato që janë anash, merremi me këto lojërat. Saimiri do jetë ai që do vendosi, të shohim”, deklaroi Generda.

Nëse Saimiri do vendosë ta kthejë Enxhëllin në spektakël, do ndryshojë diçka tek ti?

Këtë nuk mund ta them akoma, do ta vendos me mendje të freskët./tvklan.al