Teksa ndodhemi në javën e 9-të, dy konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan, Generda dhe Enxhëll, i janë rrëfyer njëra-tjetrës për jetën e tyre.

Në një intervistë dyshe për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, vajzat kanë bërë pyetje interesante dhe ngacmuese.

Veç të tjerash, Enxhëll e ka pyetur Generdën nëse do të donte që vitin tjetër të vinte në fronin e Love Story, duke pasur mundësinë të dilte me 18 djem.

Do vije ti Generda në Love Story me shoqen?

Generda: Nuk do vija kurrë, edhe sikur të doja atë shoqe të ngushtë që kam, ajo kurrë nuk do pranonte. Gjithmonë kur kemi parë një djalë, ajo bënte shaka që po të pa ty të parën, të merr ty. Por kurrë nuk mund të konkurrojmë për një djalë.

Cila është ngjyra jote e preferuar?

Enxhëll: Shumë pyetje e bukur që mund të të vijë nga një vajzë. Të preferuar fare kam të kuqen, por edhe të bardhën.

Generda: Tek ngjyra e bardhë jam edhe unë sepse është ngjyra e pastërtisë. Kur vishem me të bardha ndihem shumë mirë, por gjithashtu edhe e zeza, më transmeton shumë seriozitet dhe shkon me çdo gjë.

Enxhëll: Nëse do ishe në vend të Saimirit, cilën nga vajzat do të zgjidhje përveç teje?

Generda: Pa e ditur që ti do ma bëje këtë pyetje, un e pata thënë edhe para se të futesha në Love Story, më ke pëlqyer shumë. Më pëlqen mënyra si ti mendon dhe në intervistë kam thënë që për mua ti je vajza më e zgjuar. Më ka pëlqyer karakteri, vajzë me këmbë në tokë, në prapaskenë je një vajzë që bën gjëra për të qeshur.

Cila është gjëja që nuk do të bëje kurrë?

Enxhëll: Tradhtia, më duket diçka shumë e shëmtuar që më duket e neveritshme. As nuk do doja ta përjetoja. Tradhtinë në dashuri nuk e kam përjetuar, por në shoqëri e kam përjetuar.

Nëse do ishe ti zgjedhja e Saimirit në fund, cila do të ishte arsyeja që ti do ta refuzoje atë?

Generda: Ndoshta po të shihja tek Saimiri që ka bërë një zgjedhje sepse nuk kishte kë të zgjidhte tjetër, domethënë zgjedhje komoditeti. Do vlerësoja më shumë të thoshte që nuk më përshtatet asnjë vajzë dhe dua të kthehem vetëm.

Enxhëll: Nëse Saimiri nuk të zgjedh, do të doje që vitin tjetër të ishe ti konkurrentja që zgjedh djem?

Generda: Mendoj se çdo vajzë do kishte qejf që 18 djem të bënin hapin drejt saj. Por nuk do të ndihesha unë vetvetja në vendin e Saimirit sepse jam njeri që dua të fokusohem tek një gjë./tvklan.al