Generda ishte vajza që shkoi në finale por nuk ishte e zgjedhura e Saimirit, protagonistit të “Love Story 1”.

Mes emocionesh Generda ka folur në një intervistë për programin “Daily Love Story”, pas eliminimit.

Veç të tjerash ajo u ka uruar shumë fat Merit dhe Saimirit, teksa u shpreh se nuk e priste të eliminohej.

Si e përjetove eliminimin?

Me thënë të drejtën nuk e prisja sepse kemi kaluar shumë bukur dhe siç e kam thënë edhe më parë Saimirin e kam ndjerë në të vërtetë. Me aq sa kam kuptuar unë më kishte ndjerë dhe Saimiri, por paskam kuptuar gabim. Por është çështje zemre. Shpresoj ta ketë bërë këtë zgjedhje me të vërtetë me zemër dhe shpresoj të jetë i lumtur.

Ke ndonjë pendesë?
Jo sepse çdo gjë që kam bërë e kam bërë sepse kam dashur ta bëj dhe nuk kam asnjë pishman.  

Çfarë do t’i thush Saimirit dhe Merit?

Shumë fat!

Ti çfarë do të bësh tani?

Unë do të pres biletën këtë javë, do kthehem në Gjermani tek shoqet e mia, te familja ime dhe kaq.

Çfarë mori Generda nga Love Story?

Shumë vlera të reja që më bënë të rritem. Siç e pati thënë edhe Xhesi kjo ka qenë vërtetë një shkollë e Vera Grabockës, sepse kemi mësuar shumë gjëra.

Po një moment që do të doje ta harroje?

Nuk ka patur. Dua të falenderoj dhe gjithë publikun që më ka mbështetur gjithë këto javë./tvklan.al