Generda është një nga konkurrentet që i është bashkuar kastit të vajzave pak më vonë, edhe pse ka arritur ta bëjë për vete Saimirin, i cili e ka ftuar në disa takime.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Generda ka folur për eksperiencën e saj në spektakël dhe komentet e publikut.

Më tej ajo ka bërë edhe një sqarim, ku ka theksuar se qëndrimet e saj varen nga sjellja e personave.

“T’ia them tamam edhe publikut, kam lexuar disa komente që Generda njëherë thotë gjëra pozitive dhe njëherë gjëra negative për disa persona. Unë gjërat pozitive dhe negative, i them sepse i mendoj.

Nëse mua nuk më bie në qafë njeri, unë s’kam pse flas keq. Nëse ti indirekt më bezdis mua, normalisht që secili e mbron veten dhe e thotë mendimin e vet.

Jemi të lirë të themi mendimin tonë, duke respektuar të tjerët. Jo me ofendime dhe gjëra të tjera”, është shprehur Generda.

Je ndjerë ndonjëherë e ofenduar nga vajzat?

Jo, e ofenduar nuk mund të them. Ne kemi ardhur këtu për të njëjtin djalë dhe ne nuk mund të bëhemi shoqe-shoqe. Ne nuk jemi armike këtu, por edhe shoqe nuk mund të themi. Shoqet ndajnë gjëra të tjera, jo të njëjtin djalë.

Komentet që ju bezdisin më shumë?

Generda: Dy ditët e parë, kur filluan këto komentet negative jo se më prekën, por më bënë të mendoja shumë. Ne nuk jemi mësuar me vëmendje. Këto njerëz nuk janë të kënaqur me jetën e tyre. Pakënaqësinë që kanë vetë i’a shkarkojnë dikujt tjetër./tvklan.al