Generda dhe Meri, dy finalistet e spektaklit Love Story, kanë rrëfyer emocionet e tyre para se të ngjiteshin në skenë, në natën e 14-të.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, atyre u është kërkuar një mesazh që do donin t’i jepnin Saimirit.

Meri ka thënë se Saimiri “duhet të shohë me sytë e zemrës”, ndërsa Generda është shprehur se do t’ia thotë vetë atë që ka për t’i thënë.

Më tej ajo ka treguar se komunikon me 33-vjeçarin gjatë kohës kur presin të ngjiten në skenë.

Generda

Si ndihesh sonte?

Si të ndihem unë sonte, jam shumë e emocionuar, jemi në gjysmëfinale. Nuk e di!

Ke menduar gjatë javës se çfarë mund të ndodhë?

Shumë! Çfarë s’kam menduar, pastaj thash me vete boll. Njëherë mendova se Saimiri s’do eliminojë asnjërën. Pastaj thash po sikur të dal unë dhe mendova çfarë të them kur të iki. Kam fantazuar aq shumë saqë them ku e kam gjetur gjithë këtë fantazi.

Ke ndonjë mesazh për Saimirin para se të ngjitesh në skenë?

Ia them gjithmonë vetë Saimirit. Sa të futemi në skenë, sa të nisë emisioni, kemi mundësinë që të flasim.

Meri

Si ndihesh?

Kam shumë emocione, nuk e di përse.

Ke parashikuar ndonjë gjë?

Unë nuk kam parashikuar gjë, thjesht e kam lënë të rrjedhi vetë.

Ke një mesazh për Saimirin?

Po kam një mesazh. I them që të shohi me sytë e zemrës./tvklan.al