Duke qenë se tashmë ndodhemi në prag të ndërrimit të viteve, vajzat e spektklit Love Story në TV Klan kanë dhënë urimet e tyre për publikun, familjen dhe Saimirin.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Generda ka folur pak edhe për planet e saj në vitin 2021.
Generda ka veçuar edhe momentin më të bukur që ajo ka kaluar për krishtlindje me familjen.
Si kanë qenë këto festa për ty këtë vit?
Kanë qenë shumë ndryshe dhe nuk i kam përjetuar ashtu siç doja unë t’i përjetoja këto Krishtlindje.
Cili është momenti më i bukur që ke për Krishtlindje?
Një nga kujtimet më të bukura është para 4 vitesh kur shkova me familjen në Paris në Disney Land dhe atje kaluam Krishtlindjen. Ishte një atmosferë komplet magjike.
Je tip dhuratash?
Po shumë, edhe po të jenë gjëra të vogla siç më dhuroi mua Saimiri ato çorapet.
Ke bërë ndonjë dhuratë këtë vit?
Po kam bërë para se të vija këtu, i paketova dhe i vura poshtë pemës në shtëpi. Më e veçanta ishte e motrës time se ajo i kam shumë qejf airpods. Më tha që të gjithë i kanë tek shkolla ime dhe ia dhurova asaj. Kjo ishte kënaqësi edhe për mua, që u kënaq motra.
Çfarë mban mend nga viti 2020?
Vetëm gjëra vërtetë negative. Nuk mbaj mend ndonjë gjë që të them ajo ishte gjëja më e bukur për 2020-ën. Por siç thuhet, gjërat mund të bëhen më mirë, jo më keq se ç’janë.
Cilat janë planet e tua për vitin 2021?
Pozitivitet akoma më shumë dhe që të lirohet pak kjo situatë se jemi bërë si robotë me maska. Por të kemi shëndetin në rradhë të parë sepse sëmundjet janë gjëja që më frikëson më shumë.
Ke ndonjë urim të veçantë për Saimirin?
Të bëjë zgjedhjen e duhur!/ tvklan.al