Geni që shkakton autizmin


Geni që shkakton autizmin

20:30 08/08/2020

Zbulohet mutacioni që shkakton problemin e madh tek njeriu

Zbulohet një mutacion gjenetik që besohet se është shkaktari i vështirësisë sociale tek autikët. Është vetëm një gen që ndikon në luhatjet e ositoksinës, një molekulë që është mjaft e rëndësishme në rregullimin e sjelljeve sociale tek të gjithë gjitarët.

Mutacioni i këtij geni redukton dukshëm çlirimin dhe funksionin e ositoksinës, që ndryshe quhet hormoni i lumturisë apo i dashurisë. Por vështirësitë që shkakton mungesa e saj janë tipike të autizmit, që është një shqetësim që karakterizohet nga sjellje jo normale në marrëdhëniet shoqërore, nga një deficit i aftësisë komunikuese dhe nga sjellje të stereotipuara.

Deri më sot janë kryer mijëra studime dhe secili ka asociuar ndonjë problem që lidhet si shkak-pasojë me autizmin.

Kësaj here ekspertët kanë studiuar tek kaviet në laborator disa molekula të vogla, të ngjashme me proteinat, që kanë rol thelbësor në komunikimin kimik mes neuroneve. Pikërisht këtu ka dalë në pah roli i madh që luan ositoksina, që është rregullatore dhe ndikon në një sërë sjelljesh tek kafshët, të ngjashme me ato që verifikohen tek njerëzit që vuajnë nga shqetësime të spektrit të autizmit.

Klan Plus




Të ngjashme