Policia e Korçës ka vënë në pranga një person që u vetëplagos me armë zjarri dhe shokun e tij për veprën penale të kallëzimit të rremë. Sipas autoriteteve, Marsel Rusi, 33 vjeç dhe shoku i tij, 32-vjeçari Andi Adri. Të dy ata kanë krijuar prova të rreme me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes.  

Ndërkohë Klan News ka mësuar nga burime spitalore në qytetin e Korçës se Marsel Rusi ka shenja në kokë, por nuk dihet ende shkaku. Pasi është mjekuar në spitalin e Korçës, ai është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

33-vjeçari u plagos në fundshpinë me armë zjarri. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. /tvklan.al