Priten edhe përgjigjet e testeve te Napoli

Infektimi i futbollistëve me Covid-19 nuk po ndalet. Te Genoa numërojnë 14 raste pozitive mes lojtarëve dhe stafit, duke sjellë probleme për ekipin në prag të ndeshjes me Torino.

Stërvitja e së martës u pezullua, ndërsa testeve u janë nënshtuar edhe futbollistët e Napoli, ekip që luajti me skuadrën nga Liguria të dielën. Një situatë problematike, pasi skuadra napolitane ka përballjen me Juventus.

Në pritje të rezultateve të gjithë janë në ankth, por gjithsesi rregullat parashikojnë që të luhet edhe me 13 lojtarë në dispozicion. Edhe ministri i Sportit në Itali tha se nuk është gjendja e tillë që të ndërpritet kampionati.

Në Brazil skuadra e Flamengo luajti takimin me Palmeiras edhe pse kishte 19 futbollistë të infektuar. Në Angli situata është nën kontroll me sa duket, pasi në 1600 teste të kryera kanë dalë vetëm 10 të infektuar.

Tv Klan