Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka pritur në një takim ambasadoren franceze Christina Vasak dhe Shefin e Sektorit Ekonomik Rajonal, rezident në Sofje, Jean-Marie Demange.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me rolin e Bankës Qendrore në forcimin e qëndrueshmërisë të sistemit bankar në kuadër të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Guvernatori theksoi se me këtë proces ka një bashkëpunim të të gjitha autoriteteve mbikëqyrëse brenda dhe jashtë vendit.

Po ashtu Sejko e ka informuar ambasadoren edhe me gjendjen e sistemit bankar, i cili është në nivele të kënaqshme likuiditeti dhe se plani për uljen e kredive me probleme ka dhënë efekte pozitive.

Tv Klan