Është publikur kënga më e fundit e këngëtares Genta Ismajlit. Titullohet “Shake It” dhe është një bashkëpunim me dy djemtë e grupit “Etnon”, ndërsa producent i saj është Genc Prevukaj.

Një këngë ritmike, ashtu siç jemi mësuar nga Genta, që edhe në këtë video përcjell shumë energji. Me ritme ku ndërthuret muzka rege, me  atë hip-hip dhe elektro, kënga është pritur shumë mirë nga fansat që në momentet e para të publikimit.

Kënga vjen edhe me videoklip, në të cilin Genta shfaqet  sportive por dhe sensuale, xhirimet e të cilit janë realizuar nga “Max Production”.

Genta rivjen me një këngë të re pas “Kishe”, ndërsa për grupin e djemve nga Kosova ky projekt vjen pas disa muajsh, që nga kënga e tyre e fundit “Million”./tvklan.al