Këngëtarja e njohur Genta Ismajli prej kohësh është në qendër të vëmendjes përsa i përket jetës së saj private dhe lidhjes me biznesmenin turk Usta. Ata jetojnë së bashku në Turqi dhe bëjnë një jetë të lumtur së bashku.

Së fundmi Genta ka publikuar në rrjetet sociale foto me mamanë e saj ku i ka befasuar të gjithë. E ëma duket si një vajzë e re me flokë bionde dhe me sy jeshile. Në mbishkrimin e fotos ajo i shkruan një urim të mjaft të bukur.

“Gëzuar ditën e nënave Eca! Ti je njeriu më i bukur, je bota për mua! Faleminderit për gjithçka që bën, të dua shumë! Gëzuar ditën e nënave gjithçkaja ime!”, e ka uruar Genta.  /tvklan.al