Ai është një personazh i medias, i cili shpesh komentohet për idetë që lidhen me kauza sociale.

Interesante është forma me të cilën i sjell mesazhet e tij. Bëhet fjalë për Genti Mingen, i cili përdor modën për të tërhequr vëmendjen e publikut drejt problemeve që ndodhin në shoqëri.

I ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Minga rrëfeu më shumë për 5 projektet e tij të modës që mbartin mesazhe të forta sociale.

https://youtu.be/gGvT63GLtBw?t=4m28s

Kur unë mbarova studimet për gazetari, presioni ishte që të punoja në tema politike dhe sociale, tema të cilat kishin peshë. Mirëpo unë refuzoja sepse shikoja që gazetarët aty ishin thjeshtë korrierë, nuk krijonin një gjë të tyren. Kjo nuk ishte një gjë që më sfidonte. Ndërsa në showbizz unë mund të luaja me titujt dhe mund të investohesha tek vetja. Por edhe kjo më dukej sipërfaqësore dhe doja diçka më të thellë. Dhe mendova për temat sociale të cilat gjithnjë prekin dhe janë të rëndësishme dhe industria e argëtimit tërheq shikueshmëri. Unë shfrytëzova natyrën argëtuese të artit, të medias, të modës dhe aftësinë që kanë ato për të sjellë shikueshmëri. Në koleksionin “Naked”  është përdorur lëkurë, dru edhe bronx  dhe gjërat janë bazike të thjeshta dhe të zhveshura. Koleksioni “The City Camouflage” ku fashion designer është qyteti dhe në këtë rast po natyra është artistja. Ideja është që kur t’i shikon një mur të shkatërruar e mendon si gjë të keqe, por është edhe gjë e mirë sepse ka krijuar një imazh interesant. “With Innocence On”, veshur me pafajësi është koleksioni me piktura të fëmijëve që nuk flasin dhe nuk dëgjojnë.

Tjetër projekt, frymëzuar nga vizatimet naive të fëmijëve është edhe JOY-elery që lind nga bashkimi i joy+jewellery, pra “bizhu të gëzueshme”. Projekti “Beautiful”, realizuar me fëmijë dhe të rinj albinë që janë vërtetë shumë të bukur, por që shpesh pamja e tyre bëhet shkak bullizmi në shkolla”

, tregoi Minga.

/tvklan.al