Gentian Malindi kërkon ndryshim mase

Gentian Malindi kërkon ndryshim mase

15:41 09/10/2019

Akuzon policinë dhe prokurorinë për drogën

Gentian Malindi i shpallur në kërkim për sasinë prej 137 kilogramë kokainë, në portin e Durrësit ka kërkuar ndryshimin e masës nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Avokati që është dhe babi i tij thotë se 42-vjeçari nuk ka asnjë lidhje me kokainën, ndërsa akuzon policinë dhe prokurorinë se e kanë përfshirë padrejtësisht në këtë ngjarje.

Malindi i kërkon drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela, që të procedojë për rrjedhje të informacionit, drejtorin e Policisë së Shtetit dhe të hetojë sesi u arrit që të vidhej në sytë e policisë, orizi që ishte vendosur në vendin e kokainës. I pyetur për këtë akuzë, Veliu tha se policia po kryen vetëm detyrën.

Një ditë më parë, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Ardian Began, i cili ishte një nga pritësit e 137 kg kokainës nga Ekuadori me destinacion portin e Durrësit. Në burg qëndron edhe Altin Myslihaka që në bashkëpunim me Begën morën nga kontenieri pakot me kokainë.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT