Humor dhe të qeshura, Gentian Zenelaj vë në provë të fortë fronistët se sa i njohin ata vajzat

Gentian Zenelaj ishte i ftuari special për ditën e sotme në ‘Love Story Talk’. Aktori dhe prezantuesi i emisionit “Stop” ka sfiduar konkurrentët duke u bërë atyre disa pyetje ‘kurth’ për të parë se sa e njohin njëri-tjetrin.

Kristi arriti që të përgjigjes saktë dhe rezultoi se i njihte vajzat, ndërsa Xhoni i zhgënjeu të gjithë pasi as Anxhin nuk e njihte aspak.

Gentian Zenelaj: Cila është dega e studimeve të Xhenit?

Kristi: Sociologji.

Gentian Zenelaj: Më pëlqen. Më përshkruaj veshjen që Xheni kishte veshur në takimin tuaj të parë?

Kristi: Kishte veshur një bluzë me të bardhë dhe blu, pantallona karrotë dhe këpucët i kishte… i harrova.

Eni Shehu: Ndonjë aksesor.

Kristi: Aksesor kishte një kapele.

Gentian Zenelaj: Çfarë ngjyre ishte këmisha?

Kristi: Viza blu më të bardhë.

Gentian Zenelaj: Ishte e bardhë me vija blu. (Qeshin të gjithë)

Gentian Zenelaj: Çfarë mban Lili në qendër të botës së saj? Duket ta kishe lexuar Lilin nëpër rreshta.

Kristi: Veten.

Gentian Zenelaj: Veten, veten.

***

Gentian Zenelaj pyetje për Liljanën: Lili, si e ka emrin motra e Kristit.

Liljana: Gala, është këngëtare.

Gentian Zenelaj: Më pëlqen.

***

Gentian Zenelaj: Për Xhonin. Cili është aktiviteti i preferuar i Anxhit në kohën e lirë.

Kristi: Ta them unë se unë e di, Xhoni nuk e di.

Eni Shehu: Të jap unë një ndihmë, e ka thënë në profilin e saj prezantues.

Xhoni: Ishte diçka me çunin, me dal me shoqet e veta diçka e tillë.

Gentian Zenelaj: Po të ndihmoj, del shëtitje me…

Xhoni: Me çunin e vet.

Gentian Zenelaj: I re shkurt se ka çunin, del shëtitje me…

Xhoni: Me shoqet e veta, ose me çunin

Eni Shehu: Ai nuk e di fare që Anxhi ka një qenë.

Xhoni-Anxhit: Ke qenë ti?

Kaq ka mjaftuar dhe të gjithë kanë nisur të qeshin dhe Xhoni u ndje keq. Po ashtu Xhoni teksa u pyet për shenjën e horoskopit për Sellmën sërish nuk arriti ta gjente.

Kristi e pranon: Unë krijon intriga mes njerëzve, është një gjë shumë e bukur

Debati mes Kristit dhe Deas, për atë që ka ndodhur mes tyre pasi janë fikur kamerave është rikthyer sërish sot në “Love Story Talk”. Kristi deklaratat e tij i ka sqaruar në dhomën e kuqe, ku u shpreh se ai është një person që luan dhe krijon intriga mes njerëzve.

Ndërkohë në këtë debat janë përfshirë dhe Liljana me Xhenin të cilat kanë thënë se Kristi thjesht luan.

Kristi: Romanca ka këtë anë destruktive që janë këto gënjeshtrat, tjetri pretendon një gjë, por merret si gjë tjetër. Pastaj kemi një të tretë që pretendon diçka tjetër. Kjo është e bukura e romancës, që unë mund të them jo, por tjetri beson se ka një gjë. Unë jam kreator, krijon intriga mes njerëzve. Është një gjë shumë e bukur.

Liljana për Kristin: Luan, por është shumë i mirë në atë që bën. Dhe kjo një farë talenti është. Është mistrec, do të gjithë vëmendjen rreth tij. Për pjesën dashurore nuk luan.

Xheni: Në fillim e kam menduar se mund të jetë vërtetë sjellja e Kristit një mënyrë sinjalizimi dhe për mua bëhet e tepëruar. Është mbytëse, unë nuk e përballoj dot.

Të gjithë presin takimin Kristi-Kleona. Gentian Zenelaj: Ajo vajzë do t’i nxjerr skeletin, po mos…

Zgjedhja e javës për Kristin është komentuar sot në “Love Story Talk”. Ka qenë vetë Kleona, ajo e cila ka komentuar këtë zgjedhje dhe tha se ajo ia ka arritur qëllimit që i kishte vënë vetes më herët.

Ndërkohë Liljana dhe Ori, të cilat janë takuar më herët me fronistin janë shprehur se mezi presin ta shohin këtë takim.

Liljana: Më duken si një dyshe që mund të kenë kimi. Mund të kenë potencial dhe më intrigon shumë ta shoh.

Ori: Të them të drejtën unë e prisja një takim. Isha e bindur që do ta zgjidhte. Ata të dy janë shumë tipa provokues, jam shumë kurioze të shoh takimin por nuk besoj se do kenë një shkëndijë shumë të madhe.

Kleona: Unë kam thëmë një gjë në fillim këtu, që Kristi kur të thotë emrin ton, do thotë vetëm emrin tim dhe asgjë tjetër. Edhe ai përveç se nuk tha asgjë tjetër tha Kleonaaa. Unë atë që desha e arrita.

Ndërkohë pas kthimit në studio deklaratat e tre vajzave janë komentuar, pasi u vu re se të gjitha vajzat ishin si spektatore. Ndërsa Gentian Zenelaj u shpreh se Kleona mund të jetë e vetmja që do nxjerr Kristin e vërtetë.

Gentian Zenelaj: Një vajzë si ajo, do të nxjerr ty skeletin tënd. Natyra e saj do të bëj ty, loja që do bëjë mbi lojën tënde. Po mos t’iu kisha njohur do u kisha parë si çift. Jeni bërë për njëri-tjetrin/tvklan.al