Aktori i njohur i humorit Gentian Zenelaj ka ndarë sot lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait të tij.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, moderatori ka lajmëruar se babai i tij, Rexhep Zenelaj, vuante nga Covid-19 dhe nuk e fitoi dot betejën kundër këtij virusi.

“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim, Rexhep Zenelaj pas një beteje të gjatë me Covid-19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju bekoftë. Varimi zhvillohet nesër në orën 13:00 në Shengjin,” shkruan Zenelaj në statusin e tij. /tvklan.al