“Puna me Ivica Bujan, një semestër”

“Jul Çezari” mbylli sezonin teatror shtetëror në Tiranë. Shfaqja me regji të kroatit Ivica Bujan, një emër i regjisë ndërkombëtare, pati vëmendjen e medias dhe të kritikës si për vendin ku u zhvillua, për përmbajtjen dhe për elementët shqiptar që i veshi veprës së William Shakespeare.

Për këtë arsye qëllimi i intervistës me Gentian Zenelaj, është përfitimi i një aktori nga bashkëpunimi me një emër të regjisë ndërkombëtare.

“Për mua ka qenë një semestër i vitit të pestë të Akademisë së Arteve”.

Ka kaluar mjaftueshëm kohë për reflektim dhe të qenit në një shfaqje që mban emrin e Ivica Bujan për aktorët që u përzgjodhën për të luajtur “Jul Çezarin”, ishte ballafaqimi me një formë të re të të bërit teatër.

“Një formë të re analize të punoj bashkë aktorin. Ai nuk solli stampa. Atij i erdhëm si një masiv me gurë, ku ne të gjithë bashkë ndërtuam diçka”.

Kaska, ishte personazhi që zhvilloi Gentian Zenelaj.

“Është roli i vrasësit të parë që i ngul thikën Jul Çezarit. Nuk para më ka ndodhur të bëj role të tilla. Këto ishin merita të atij, sepse ai dinte të gjente brenda nesh elementë shumë të ndryshëm nga ajo që transmetojmë përditë ose zakonisht nëpër rolet që bëjmë”.

“Jul Çezari” rikthehet në Shtator. Është premtuar nga Teatri Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’ që vepra me skena të përshtatura për mjedisin politik shqiptar, do të shkojë përtej publikut të Tiranës.

Tv Klan